Në Serbi është rrahur linderi i opozitës nga mbështetës të partisë së presidentit Vucic. Protestat dhe tensionet që zgjasin me javë për një sërë çështjesh janë pasaur dje nga një incident i rëndë gjatë të cilit është rrahur liderin opozitar serb, Dragan Djilas.

Situata shpjegohet në mënyrën më të pabesueshme: Djilas ka dashur të ndalojë vendosjen e disa posterave kundër tij nga aktivistë të partisë së Aleksander Vuçiç dhe përplasja ka përfunduar në rrahjen e tij.

Personi kryesor i incidentit, Luka Petroviç, sekretari për Investimet në Bashkinë e Beogradit ka deklaruar në një dalje televizive, se ishte Djilas që e qëlloi i pari pasi pa se posterat mbanin emrin e tij dhe epitetin “hajdut”.

Këtë interpretim ka mbajtur edhe kryeministri Milos Vuçeiviç sipas të cilit ka qenë Djilas që ka sulmuar aktivistët. Ky është një episod i rëndë që i shtohet klimës së ngarkuar politike në Serbi.