VLORE– Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit e operacionit “Sfida 3″ të akuzuar për grabitje kazinosh.

Për tetë persona, Gjykata vendosi ‘arrest me burg” ndërsa nesër është vlerësimi për një tjetër anëtar të këtij grupi.

Policia deklaroi se grupi i grabitjeve u arrestua tri ditë më parë pas ngritjes ndaj të dysharve të akuzës ‘vjedhje me armë në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.