Gjykata pezullon ekzekutimin e dënimit me burg të 26-vjeçares që u arrestua 8 ditë pas lindjes.

Diana Bahçja, 26-vjeçarja që u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën e saj për braktisje të vajzës nga martesa e parë ka dalë sot në gjykatë. Ajo ka deklaruar se gjatë arrestimit i ka treguar policëve se kishte një fëmijë në gji, ndërsa ka folur dhe për vajzën.

“U thashë policëve që kam foshnjën me gji. Nuk e kam takuar fëmijën e parë prej 5 vitesh”, ka thënë nëna e re.

Ndërkohë mbrojtja kërkoi lirimin e menjëhershëm, me të cilin ishin dakord dhe prokurorët, por kërkuan shlyerjen e gjobës prej 2.5 milionë lekësh të vjetër.

Mbrojta mori përsipër që të paguhet gjoba.

Prokuroria: A jeni dakord që ju të paguani gjobën dhe quhet dënimi i shlyer dhe çështja zgjidhet përfundimisht që të mos zvarritet nëpër procese gjyqësore? Dhe jam dakord që të lirohet menjëherë nga burgu për shkak të situatës ku ndodhet.

Prokuroria: Kemi një dënim të shtetases në fjalë. Ka vendim dënimi me gjobë që nuk është ekzekutuar nga përmbarimi dhe ata kanë njoftuar prokurorinë. Nuk kemi qenë në dijeni që zonja ka qenë me fëmijë sepse vendimi është në qershor 2022 dhe zonja ka qenë në mungesë.

MbrojtjaKërkojmë lirimin e menjëhershëm nga burgu për shkak të fëmijës së mitur.

Mbrojta: Ne kemi bërë dy kërkesa, shtyrja e afatit të ekzektutimit të vendimit derisa fëmija të bëjë 1 vjeç dhe po ashtu pezullimin e vendimit me burg.

Akuza: Nuk është shlyer gjoba dhe për këtë arsye, prokuroria ka vënë në lëvizje gjykatën për të bërë konvertimin e gjobës në burg.