12 maj 2015 – Padyshim që gjykimi i arbitrit kryesor të ndeshjes Teuta-Kukësi ishte shumë penalizues për ekipin durrsak dhe një 11 metërsh që nuk ju akordua Teutës në minutën e 91 si dhe një 11 metërsh që ju akordua Kukësit jashtë zone rrezikojnë seriosisht Teutën për mbijetesën. Është e pafalshme që gjykimi i gabuar i një njeriu që quhet arbitër të dënojë një ekip në fushë, investimet e presidentit dhe të Bashkisë si dhe një qytet të tërë. Natyrisht Teuta do ta luajë finalen e saj kundër Apolonisë por nëse arbitri Alla do të kishte gjykuar në mënyrë të paanshme Teuta do të kishte marrë të paktën një pikë në fushën e saj. Përveç penalizimit në fushë arbitri Alla dënoi me karton të kuq edhe trajnerin Gentjan Begeja për protesta dhe pikërisht pamja e Begesë që ndjek ndeshjen i trishtuar nga shkallët e stadiumit është panorama më e mirë e një padrejtësi të rëndë që ju bë ekipit durrsak nga një arbitrim që është pak të thuhet i papërgjegjshëm.
Gjykimi që penalizoi rëndë Teutën në ndeshjen e fundit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dezinfektim dhe dezinsektim në Durrës, Sako publikon pamjet nga puna në terren
Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë! Një prej tyre me precedent penal
Ekuadori ul çmimin e birrës me “më shumë se 20%” gjatë Kupës së Botës…
Zhduken dy motra të mitura në Itali, dyshohet edhe për rrëmbim! I dashuri i 16-vjeçares: Ajo kishte ndryshuar ditët e fundit, donte të…





