Gjyqi ndaj Laert Haxhiut ka mbledhur reperat shqiptarë, ku pas Noizy-t, GJKKO ka kërkuar edhe dëshminë e këngëtarit Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Clevio”. Këtë të mërkurë në GJKKO është zhvilluar seanca e radhës ndaj Laert Haxhiu, ku trupa gjykuese ka thirrur disa dëshmitarë, mes tyre babain dhe motrën e reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij artistik si ‘Noizy’. Por, mes emrave të thirrur është edhe Kleviol Ahmeti, këngëtari i njohur si Cllevio.

GJKKO ka thirrur shtetasit: Arjan Aliço, Xhino Aliço, Besnik Çoku, Erion Çoku, Amela Kondi (Selimi), Roza Selimi, Alesia Selimi, Xhuljano Xhaferraj, Shpresa Mermali, Kujtim Mermali, Boranta Bashaliu, Mustafa Bashaliu, Gazmir Çepele, Kujtim Meta, Bashkim Rajku, Rigels Rajku, Anisa Rajku, Rexhep Gina, Resmije Turku, Kleonirda Lamçe (Turku), Altin Lamçe, Marjus Zejneli, Mario Gjoka dhe Genci Hida.

Hetimet e SPAK kanë treguar se tritoli i vendosur në ambientet e lokalit në pronësi të Noizyt, në qytetin e Durrësit, është vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, si përgjigje ndaj dhunës fizike që shokët e këngëtarit ushtruan ndaj Kleviol Ahmetit. Gjykata ka vendosur që seanca e ardhshme më 28 maj, në orën 14:00, ku pritet të vijojë administrimi i dëshmive dhe provave në kuadër të procesit gjyqësor.