Gjykata e Apelit ka shtyrë ditën e sotme seancën për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit të tij.

Gjyq i cili prej 2 vitesh ka ngecur në ngërç, teksa një avokate amerikane është caktuar për të  monitoruar procesin duke grumbulluar gjithë shkeljet që janë bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Ndërkohë që sipas News24, njoftohet se është paralajmëruar se pas monitorimit, çështja mund të shkojë edhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg.

Po ashtu edhe avokati Vladimir Meçe ka deklaruar se janë kryer një sërë shkeljesh.