Gentian Cici është futur në librat e historisë së basketbollit shqiptar dhe jo vetëm. Ai është bërë gjyqtari i parë shqiptar që gjykon në një kampionat Botëror. Këtë, Cici e bëri në Botërorin e Basketbollit për meshkuj të zhvilluar në Kinë, duke qënë ky kulmi i karrierës së 38 vjeçarit.

Cici, i cili është një nga 7 gjyqtarët nga Ballkani dhe nga 20 gjyqtarët nga Evropa në këtë Botëror dha maksimumin e tij në parket, me vendimet e tij që nuk krijuar asnjë polemikë.

Për të treguar këtë eksperiencë, Cici ka zgjedhur rrjetin e tij social “Facebook”, teksa ka shkruar se shikimi i botë nga lart është shumë i bukur.

"Ta shohesh boten nga lart qenka Shume e bukur.Krenar qe perfaqesova vendin tim te vogel ne kompeticionin me te rendesishem per 2019. Falenderoj zotin dhe familjen time, gjithashtu te gjithe ato qe me kane ndihmuar te arrij ktu ku kam arritur."-shkruan Cici.

Gentian Cici, ka gjykuar më parë edhe në  fazën finale të Kampionatit Evropian në 2017-ën, ndërsa duket në rrugë të mbarë për të gjykuar edhe në Olimpiadën e 2020-ës në Tokio.