Autoritetet italiane dhe ato spanjolle me ndihmën e Europol kanë arrestuar 33 persona në një aksion të koordinuar kundër një rrjeti kriminal global të pastrimit të parave.

Autorët e dyshuar, të cilët janë me kombësi italiane, shqiptare, kolumbiane, marokene dhe siriane, kishin krijuar një rrjet ndërkombëtar kompanish për të pastruar paratë e pista.

Si një i ashtuquajtur “kontrollues i rrjetit të pastrimit të parave”, rrjeti kriminal ofroi një shërbim profesional kriminal për të fshehur origjinën e të ardhurave të krijuara nga trafiku i paligjshëm i drogës nga Amerika e Jugut.

Me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, specialistë të pastrimit të parave nga Guardia di Finanza italiane zbuluan një rrjet kompanish elektronike të vendosura në mbarë globin dhe sekuestruan 18.5 milionë euro asete.

Struktura e ndërlikuar përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera. Kjo rrjetë komplekse kompanish lejoi që krimi i organizuar të maskonte natyrën, burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe/ose destinacionin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe të shmangte zbulimin e tyre.