Mbrëmjen e kësaj të enjte raportohet se është sulmuar kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi. Mësohet se Haderi është goditur me sende të forta në kokë.

Ai ndodhet në urgjencën në spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmën e parë. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje dhe autorët. Pritet një njoftim zyrtar nga policia.