Guardia di Financa e Vicenza në Itali ka goditur një rrjet të trafikut të drogës, teksa kapi një ngarkesë të konsiderueshme dhe arrestoi dy persona të dyshuar.

Një operacion i zhvilluar nga autoritetet italiane ka sjellë arrestimin e dy personave të përfshirë në trafik drogë. Në pranga kanë rënë një shqiptar dhe një italian.

Gjatë operacioni u kap edhe një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike.

Operacioni u krye në afërsi të qytetit të Recoaro Terme dhe çoi në sekuestrimin e 11.4 kilogramëve marihuanë, si dhe kokainë dhe para që dyshohet se janë të lidhura me aktivitetin e paligjshëm.

Një shqiptar 25-vjeçar dhe një italian 65-vjeçar me banim në provincën e Vicencës u arrestuan nga Guardia di Finanza.

Këta shtetas, u pikasën nga policia italiane gjatë një patrullimi rutinë në mbrëmje, pasi u vunë re duke hyrë në makinën e drejtuar nga shqiptari, e parkuar pranë qytetit Recoaro Terme dhe duke mbajtur në dorë një shumë të konsiderueshme parash.

Duke dyshuar për rrethanat e vendit dhe kohës, oficerët vendosën të ndërhyjnë, duke kryer një kontroll policor të individëve dhe të automjetit.

Brenda, ata gjetën 10 qese me marijuanë me peshë totale prej 11.4 kg, të fshehura brenda një fund të rremë.