Një rast i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi është zbuluar nga Policia e Malësisë së Madhe dhe sektori i narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

Një automjet me të cilin udhëtonin 3 të rinj u ndalua në aksin Koplik-Hani i Hotit në fshatin Grizhë.

Nga kontrolli në bagazh u gjetën brenda një valixheje 16 pako kanabis me peshë totale 17 kilogramë.

Shoferi K.G. 20 vjeç dhe dy pasagjerët J.K. 19 vjeç, E.O. 22 vjeç u arrestuan në flagrancë.

Policia kishte informacione se lënda narkotike do të trafikohej drejt Malit të Zi përmes doganës së Hanit të Hotit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.