Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur të përjashtojë përjetë basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu.

Lojtari kryeqytetas ishte protagonist kryesor i dhunës në ndeshjen mes Teutës dhe Tiranës.

34-vjeçari goditi me grushta dhe shkelma gjyqtarin, Jurgen Muho, i cili përfundoi i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.

Përveç dënimi nga Komisioni i Disiplinës, basketbollisti rrezikon të dënohet edhe me burg.