Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Elbasan ku një 57-vjeçare është përfshirë në konflikt dhe ka goditur me lopatë një 25-vjeçare. Si pasojë 25-vjeçarja është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, ndërkohë ndaj 57-vjeçares ka nisur procedimi penal. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. S., 57 vjeçe, pasi ka goditur me send të fortë (lopatë), një 25-vjeçare, për motive të dobëta. 25-vjeçarja mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.