7 gusht 2013 – Greqia qendrore është tronditur sot nga goditje të njëpasnjëshme tërmeti.
I pari u shënua në orën 12:06 dhe kishte intensitet 5.3 ballë të shkallës Rihter. Ai u regjistrua 30 km në juglindje të Lamias, 120 km në veriperëndim të Athinës dhe kishte thellësi fokale 10 km. Nga ky tërmet nuk u regjistruan dëme.
Më pas gjatë ditës pati 60 pasgoditje, ku më e madhja u shënua në orën 16:44, me intensitet 4.7 ballë të shkallës Rihter në Amfiklia, thuajse në të njëjtën zonë fokale.
Lëkundjet kanë shkaktuar dëme në mjaft banesa të vjetra në zona të ndryshme të Greqisë qëndrore, ndërsa dy punëtorë ndërtimi 35 dhe 40 vjec janë lënduar, pasi skela ku punonin u lëkund dhe ata u rrëzuan. Nga tërmeti janë shkaktuar edhe rrëshqitje të tokës, vecanërisht në aksin rrugor Lamia-Balos-Itea.
Banorët e zonave ku janë ndjerë tërmetet janë frikësuar dhe tregojnë për mediat sesi janë tronditur gjatë gjithë ditës. Ata këshillohen të shmangin zonat ku janë vërejtur rrëshqitje toke.
(Balkanweb)
Goditje të njëpasnjëshme tërmeti në Greqi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vodhi Audin Q5, italiani përplaset me disa makina gjatë arratisjes, arrestohet nga policia! Një efektiv mbeti i plagosur
Dhunimi i 18-vjeçarit në Golem/ Xhaxhai u nis për hakmarrje me kallashnikov, hoteli jep versionin e tij
Këmbimi valutor 30 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Pushimet kthehen në tragjedi! Turisti britanik gjendet i vdekur në një zonë malore në Greqi





