Akademia Goga Basket po dominon sportin e basketbollit në vend pasi kjo akademi është shpallur kampione e vjeshtës si për femra ashtu edhe për meshkuj. Goga basket për femra militon në superligë dhe është aktualisht jo vetëm kampione e vjeshtës por edhe pretendente kryesore për fitimin e titullit kampion.

Goga Basket në basketboll femra e mbylli fazën e parë në krye të klasifikimit me 19 pikë duke arritur 9 fitore dhe vetëm 1 humbje ndërkohë që në vendin e dytë e ndjek skuadra rivale e Flamurtarit që ka pësuar dy humbje dhe ka 18 pikë. Në Basketboll meshkuj Goga Basket luan në kategorinë e parë por është thjesht formalitet kalimi i këtij ekipi në superligë pasi në basketboll meshkuj Goga Basket dominon totalisht duke fituar thellë çdo ndeshje dhe duke patur 8 fitore dhe asnjë humbje me diferencë nga cdo rival tjetër.

Akademia Goga Basket vazhdon në këtë mënyrë duke gëzuar të gjithë sportdashësit durrsakë dhe jo vetëm për rikthimin e një tradite mjaft të bukur në basketbollin durrsak ku Goga Basket dhuron spektakël si për femra ashtu edhe për meshkuj. Ndeshjet e kësaj akademie si në sallat e saj moderne të sportit ashtu edhe kur luan nëpër rrethe shoqërohen me luftë sportive, emocione, spektakël. Kjo fazë e parë u mbyll me suskes për këtë akademi e cila punon fort edhe në përzgjedhjen dhe stërvitje e fëmijëve për të patur kështu të garantuar breza sportistësh që do të përballen me po kaq sukses edhe në vitet e tjera.

Goga Basket e mbylli me sukses fazën e parë dhe nëse për meshkuj është vetëm formalitet kalimi i ekipit në superligë në basketboll femra Goga Basket është pretendente për titullin kampion i cili është mjaft e mundur të arrihet këtë sezon.