Ndërkohë që Teuta luante për titullin në Ligën Ballkanike një tjetër ekip durrsak bën ligjin në Superligë, ai i Goga Basket. Skuadra që drejtohet nga trajneri Lazimi fitoi 90-79 ndaj Partizanit në ndeshjen që çeli javën e 19-të dhe të parafundit të Superligës në basketboll për meshkuj, takim i luajtur në “Asllan Rusi”.

Një ndeshje e dominuar nga skuadra durrsake, më e konsoliduar në fushë se sa të kuqtë e trajnerit Fagu. Gjithsesi, të dyja ekipet bënë një ndeshje të mirë, duke rivalizuar shumicën e kohës edhe pse durrsakët patën një epërsi të lehtë pikësh, duke e merituar fitoren.

Të dyja ekipet e kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e play off-it, me Goga Basket që renditet në vendin e parë dhe Partizanin në të tretin. Kjo javë e 19-të është ndarë në 3 ditë, teksa të hënën luhet Vllaznia-Tirana dhe më 10 prill sfida e fundit, Teuta-Kamza Basket.

Renditja: Goga Basket 36 pikë (17/2), Teuta 31 pikë (13/5), Partizani 29 pikë (10/9), Tirana 26 pikë (8/10), Kamza Basket 22 pikë (4/14), Vllaznia 21 pikë (3/15).