Goga Basket do të jetë rivalja e Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Vajzat e trajnerit Miltiadh Driza kanë mundur 82-49 në gjymëfinale Studentin sfidë e luajtur në sallën e sportit “Feti Borova” në kryeqytet.

Sfida nisi me vazjat e Studentit që shënuan pikën e parë, për të vijuar me disa minuta me skuadrat që mbroheshin dhe studionin njëra tjetrë.

Është Papa e Goga Basket me dy trepikëshat e saj që bëri diferencën, për ta mbyllur periodën e parë në epërsi të bregdetareve 22-16. Janë sërisht vajzat e Sudentit që shënojnë të parat edhe në periodën e dytë, por situatën e merr në dorë Goga Basket që ruan diferencën falë edhe një McRoi të saktë nën tabelë.

Minutat vijojnë me rivalitet, por edhe me shumë gabime nga të dyja palët në këtë periodë dhe të gjithë pjesën e parë përfundon 38-30 për durrsaket. Në pjesën e dytë skuadrat ndërrojnë anët e fushës, por jo trendin e sfidës, e cila sheh në periodën e tretë Studentin të shënojë vetëm 8 pikë, ndërsa Goga realizoi 18.

Një formalitet për durrsaket edhe perioda e katërt gjatë të cilës thelluan edhe më diferencën, në 26 pikë, për ta mbyllur krejt takimin në shifrat 82-49. Pra, Goga Basket fiton dhe arrin finalen e Kupës Shqipërisë ku do të përballet me Tiranën.

Kjo e fundit arriti një fitore bindëse 78-52 ndaj Flamurtarit në gjysmëfinalen tjetër. Finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra do të luhet të mërkurën, në orën 19:00 në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet.