Në mjediset e Akademisë Goga u zhvillua u zhvillua përballja e tretë e serisë së finaleve mes Goga Basket dhe Teutës, që përfundoi me fitoren 79-70 të ekipit vendas. Për rrjedhoja Goga Basket merr edhe kryesimin e Serisë në 2-1, duke qenë vetëm një hap larg titullit kampion për herë të parë në histori.

Ndeshja u komandua gjatë gjithë kohës nga skuadra e Gogës, që pati një epërsi të lehtë që në periodën e parë, të fituar 22-13. Diferenca nuk ndryshoi as në periodën e dytë, pasi vendasit e kontrolluan avantazhin,  duke mos e lejuar Teutën të afrohet.

Situata nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, me Gogan që e fito ndeshjen me 9 pikë diferencë. Spikati për vendësit Ramme, autor i 18 pikëve, ndërsa në radhët e Teutës Lasku shënoi 25 pikë e Hysenagolli 17, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Më 15 maj, në Durrës, do të luhet finalja e katërt.