Gola dhe spektakël në javën e dytë të Champions League, por edhe shumë surpriza.

Bayer Leverkusen mposhti Milanin 1-0 në shtëpi falë golit të Boniface në fillim të pjesës së dytë. 

Kuqezinjtë, të cilët u shfaqën të nënshtruar për pjesën më të madhe të pjesës së parë, dominuan në fraksionin e dytë dhe iu afruan disa herë barazimit dhe në fund Theo Hernandez goditi një traversë sensacionale. 

Për skuadrën e Fonseca-s, ende 0 pikë, kjo shënon humbjen e dytë pas disfatës në shtëpi ndaj Liverpool-it, ndërsa Leverkusen arriti suksesin e dytë radhazi dhe mbeti me pikë të plota.

Ndërkohë ekipi tjetër i Milano, Interi mundi me rezultatin e thellë 4-0 serbët e Cervena Zvezda në “San Siro”.

Arsenali mundi PSG 2-0 në atë që konsidetohej si ndeshja më e fortë e mbrëmjes. Havertz dhe Saka, ishin dy autorët e golave, të dy në pjesën e parë.

Manchester City mposhti 4-0 Slovan Bratislava në transfertë me Gundogan, Foden, Haaland dhe McAtee, ndërsa Brest fitoi 4-0 ndaj Salzburg.

Barcelona dhe Dortmundi bëjnë edhe më mirë: katalanasit mundën Young Boys 5-0 me Lewandowski (dopietë), Raphinha, Martinez dhe Camara (autogol).

Ndërkohë verdhezinjtë e Dortmundit shkojnë shumë larg me një fitore 7-1 kundër Celtic me një hat-trick nga Adeyemi dhe dy gola nga Guirassy.