Victoria Beckham ka bërë të ditur se i dizenjon rrobat e koleksionit të saj duke qënë vetë e zhveshur.

39-vjeçarja ka pranuar se ajo para se të fillojë të krijojë një dizajn,zhvishet totalisht dhe më pasi i provon rrobat në trupin e saj.

“Fillimisht ulem e diskutoj me ekipin për sa i përket ideve. Më pas zhvishem dhe fillimisht i bëjë rrobat për veten time duke i provuar në trupin tim.”

Këtë gjë ,Victoria e ka zbuluar gjatë një fjalimi në Londër gjatë një festivali mode,”Vogue Festival”.

Teksa ajo fliste, djali i saj 14-vjeç, Brooklyn dhe burri, David Beckham ishin të pranishëm.

“Brooklyn është këtu duke zbuluar se e ëma e tij ka një punë të vërtetë”,u shpreh Victoria me shaka,thekson “Globionline”.