Legjenda e boksit, Muhammed Ali është “goditur” nga këngëtarja Jennifer Lopez.

Fotografia e publikuar nga The Sun, paraqet legjendën e boksit dhe këngëtaren, mjaft të afërt për njëri-tjetrin.

Muhammed Ali, 71 vjeç i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit, ka pranuar një çmim për vepër jetësore, çmim të cilin ia ka ndarë legjenda tjetër, por e komedisë, Steve Martin.

E në mbrëmjen e organizuar me këtë rast, duket se më së miri ka kaluar këngëtarja 43 vjeçare, J-Lo.