Lajmi se reperi i njohur MC Kresha është fejuar dhe së shpejti do i japë fund beqarisë, i habiti jo pak të gjithë duke qenë se ai nuk kishte deklaruar më parë se ishte në një marrëdhënie.

Thuhej se zemra e Kreshës ishte rrëmbyer nga një vajzë me origjinë nga Kosova që prej vitesh jeton në Kanada, me të cilën do të kurorëzohej në muajin tetor.

Mirëpo, burime për “Prive.al” kanë thënë se reperi nuk është fejuar dhe as nuk ka në plan të martohet në tetor.

"Kresha as nuk është fejuar e as nuk do të martohet në Tetor. Në të ardhmen e afërt nuk e ka në plan ta hedhë një hap të tillë."

 Vetë reperi, i kontaktuar nga Gazeta Express, e ka mohuar këtë gjë ndërsa thotë se kjo nuk është e vertetë dhe se gjithçka është gënjeshtër.