Arnold Schwarzenegger është një model për fansat në të gjithë botën, prandaj kushdo e ëndërron një fotografi me të.

Mundësinë mund ta keni më 17 shtator, por duhet të merrni me vete një thes me para pasi një “selfie” kushton gati 500 euro. 72-vjecari do të jetë i ftuar në teatrin Berlener si pjesë e turneut “CHAMPION”.

Ai do të flasë publikisht për jetën e tij, së bashku me ulje-ngritjet që ka përjetuar gjatë karrierës. Biletat kushtojnë në 49-199 euro, por në këtë event është rreptësisht i ndaluar telefoni.

Sipas Bild, secili fans që do të dojë një fotografi me Arnold, duhet të paguajë 499 euro. Nëse pozojnë dy persona me Arnold, atëherë përfitojnë një ulje dhe paguajnë 799 euro.