Akuzat për mashtrimin e një çifti zvicerian, e kanë kthyer reperen Loredana Zefi në qendër të vëmendes së mediave kohët e fundit. Ndërkohë që ende po hetohet, mediat zvicerane kanë shkruar shumë për këngëtaren shqiptare duke zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.

Së fundmi, mediat e huaja kanë zbuluar se Loredana përpara se të martohej me Mozzik ka qenë e lidhur me një ndër reperët më të njohur në Zvicër, shkruan gazeta Express.

Thuhet se ajo dhe Shindy dikur kanë pasur një histori dashurie e cila kurrë nuk u bë publike. Shindy është momentalisht një ndër reperët më të dëgjuar në gjermani dhe gjithashtu ai dhe Loredana janë dy prej këngëtarëve më të pëlqyer nga fansat e huaj.