Performanca e shkëlqyer e Jonida Maliqit, i siguroi skualifikimin Shqipërisë në finalen e "Eurovision-it" që u mbajt në Tel Aviv, në Izrael.

"Ktheju tokës" arriti të marrë duartrokitje të mëdha nga publiku, e në mbështetje të Shqipërisë ka qenë edhe këngëtarja Eleni Foureira, e cila vitin e kaluar doli e dyta në Eurovizion.

Eleni ka publikuar në Instastory një foto të këngëtares Jonida Maliqi ku shkruan emrin e Shqipërisë bashkangjitur një zemër të kuqe dhe një flamur shqiptar.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron vitin e kaluar në Eurovision, u rikthye sërish në skenën e madhe si e ftuar speciale.