Prej rreth tre ditësh tashmë, vijojnë përplasjet mes moderatores Erjola Doçi dhe balerinit Graciano Tagani, pasi ky i fundit i “plasi bombën” duke thënë se Romeo Veshaj e ka ngacmuar Erjolën jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.

Dyshja që njiheshin si miq, kanë debatuar sërish ditën e sotme për këtë temë, ku me tone të larta Graciano e ka cilësuar Erjolën “mashtrueses të kalibrit të lartë”.

Nga ana tjetër, moderatorja e ka injoruar duke iu shmangur e duke i thënë “nuk të jap debat”.

Ndër të tjera, balerini ka thënë gjatë debatit se Erjola nuk arriti të krijonte një lidhje në BBV dhe sipas tij, për këtë arsye u afrua me Jul Dedën, me të cilin banorët shpesh shprehen se janë një grup.

“O njeri i shpifur, i pabesë. Mjerë kush të ka ty!”, i është përgjigjur ajo.

Pjesë nga debati:

Erjola: Ka një gjë e gjithë gjëja, ka interes e ti i bën planet nga jashtë! I shpifur, mu zhduk! Me ty nuk flas fare

Graciano: Po ka interes! O mashtruese! Hajde këtu hajde. Hajde moj ti guximtarja, o femra e fortë, o diva

Erjola: Nuk të jap debat, thatë e ke.

Graciano: O mashtruese! I bëre valixhet gati, se të shkuan shtatë. Si the do dal. Mos e hap the si muhabet. Ti je ai person, që për këtë lojë bëhesh phyy, copash dhe ty të pëlqen ajo gjëja.

Erjola: O njeri i ligë! Nuk të jap debat se ti këtë do!

Graciano:  Ti burrnesha që s’doje të lidheshe, krijove marrëdhënie me Jul Dedën se su lidhe se nuk gjete njeri siç ti kishe potencialin. U lidhe me të për të pasur prapë dikë. O mashtruese e kalibrit të lartë

Erjola: O njeri i shpifur, i pabesë. Mjerë kush të ka ty!

Graciano: Je për turp, të rroftë Jul Deda. Pa dinjitet je!