Këngëtari dhe kompozitori i famshëm Scott Walker ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Lajmi për vdekjen e Scott u konfirmuan nga shtëpia e tij diskografike 4AD.

"Për gjysmë shekulli ai ka pasuruar jetën e mijëra njerëzve,"-thuhet në deklaratë. Por nuk është përcaktuar ende shkaku i vdekjes.

Ai ka lindur në Amerikë por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Britani. Këngëtari ishte pjesë e grupit  The Walker Brothers por më vonë kaloi si solist.

Scott Walker është një nga kompozitorët më inovativë dhe më të fortë të shekullit të 20-të.