Zgjedhin të njëjtën ngjyrë në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO)

Postuar: 13/08/2018 - 22:01

   Një nga problemet më të mëdha të vajzave kur shkojnë në një dasmë është; çfarë të veshin? Problemi "shtohet", kur je personazh i njohur publik dhe të duhet të shkosh në një dasmë të përmasave të mëdha, si ajo e Ledionit dhe Sarës. Çifti i famshëm kanë realizuar në liqenin Como në Itali një dasmë përrallore që do të mbahen mend gjatë nga ata, por edhe të ftuarit që ishin prezent në këtë ditë të rëndësishme për çiftin.

Disa personazhe të njohur publikë ishin pjesë e dasmës së vitit. Sigurisht që vëmendja është përqëndruar tek vajzat, të cilat i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së jashtme. Nuk e dimë nëse e keni vënë re edhe ju, por në dasmën e Ledionit dhe Sarës të ftuarat vajza, kishin zgjedhur kryesisht një ngjyrë; të kuqen. Kjo ngjyrë nuk del asnjëherë nga moda dhe kur ka evenimente të tilla është gjithmonë "IN". Në modele të ndryshme, por që i bashkon e njëjta ngjyrë, këto vajza të njohura shqiptare duket sikur e kanë bërë më fjalë me njëra-tjetrën për t'u veshur me të njëjtën ngjyrë, pasi ato kanë bërë të njëjtën zgjedhje. Sa bukur që duken Besa Kokëdhima, Eneda Tarifa, Alketa Vejsiu, Amarda Toska dhe Luana Vjollca!/Class

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greta Koçi është një figurë e skenës shqiptare, e cila është bërë e njohur në moshë shumë të vogël.

Ditën e djeshme u zbulua se sezoni i ri televiziv që po vjen me ndryshime të mëdha, ka sjellë moderatoren e re në programin "E diela shqi

Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella janë dy nga modelet më të përfolura shqiptare, të cilët herë pas herë provokojnë me postimet e tyre.

Pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë, moderatorja Jona Spahiu ka publikuar një video me momentet e ardhjes në jetë të djalit të saj.

Dasma e mbrëmshme mes Elita Rudit dhe reperit Gjiko mori gjithë vëmendjen mediatike duke pushtuar portalet dhe revistat rozë që publikuan

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e djeshme.

I ftuari i dytë i Dojnës për këtë sezon të ri në “Pop Culture” është Arian Çani.

Dren Abazi është ndër këngëtarët shqiptarë mjaft të pëlqyer nga vajzat.

   Rihanna gjithmonë i ka përqafuar rrënjët e saj në Barbados dhe tashmë ajo ka një titull të ri në vendin e saj.

   Rita Ora ka publikuar me videoklip këngën e re "Let you love me".