29 shtator 2013- Katër persona, ende të paidentifikuar, kanë arritur të grabisin rreth 10 ton qymyr koks nga treni i mallrave Shkodër-Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur katër personat i kanë dalë përpara trenit, duke bërë që makinisti të ulte shpejtësinë. Më pas ata kanë arritur të shkarkojnë nga treni 10 ton qymyr. Nuk dihet ende se me çfarë e kanë transportuar qymyrin, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes. Paraprakisht policia dyshon se në grabitje mund të jenë të përfshirë edhe makinistët e trenit.
Grabitet 10 ton qymyr nga treni i mallrave Shkodër-Tiranë, në kërkim 4 persona
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Europa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator
Ministria e Shëndetësisë reagon për vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë: Nëse ka parregullsi, do të merren masa
Familjet e 32 kenianëve të vrarë nga rrëzimi i avionit në Etiopi do të marrin 87.3 mln dollarë
Varësia nga rrjetet sociale, probleme psikologjike dhe shëndetësore te përdoruesit





