Grabitet gjatë natës një banesë në Lushnjë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30.

Shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.