Nga Klodian Tomorri
Kadastra e Vlores eshte gìjotina me e madhe e nepunesve publike ne Europe. Nje konflikt per token e nje resorti turistik prane Folie Marines ne Dhermi deri tani ka ngrene koken e dhjetra drejtoreve ne Kadastren e Vlores. Por tani, nje tjeter konflikt, per nje tjeter resort po ne Dhermi ka gjasa qe te prese koka zyrtaresh edhe ne Tirane.
Ne fshatin Gjileke te Dhermiut ndodhet nje resort me emrin White Rocks i ndertuar nga biznesmeni Pandi Carapuli. Leja e ndertimit te resortit eshte miratuar ne KKT ne vitin 2014, nderkohe qe me vone resorti u pajis me statusin e investitorit strategjik, duke marre dhe leje te posacme 20 vjecare per shfrytezimin e brigjeve. Gjithcka po shkonte fjolle per biznesmenin e fuqishem nga Tirana, deri para pak kohesh.
Nje dite te bukur, toka para resortit nisi te rrethohej. Befas toka qe i siguronte resortit hyrjen ne det ishte bere me pronare te rinj. White Rocks nuk kishte me akses ne det. Zaret e konfliktit u hodhen.
Ne rreshtin e pare te resortit thuhet se gjendet edhe vila e nje anetari/anetareje te fuqishme te qeverise. Sapo pa qe para viles te vihet trau, zyrtari/zyrtarja e larte e qeverise nisi te interesohej kush ishin pronaret e tokes perpara viles se saj. Rruges do te zbulonte se edhe ata ishin jo pak te fuqishem. Njeri prej tyre eshte Ben Blushi.
Nga ana tjeter biznesmeni Carapuli, i cili zoteron leje te posacme 20 vjecare per shfrytezimin e bregut, u ankua ne qeveri. Lufta sapo kishte nisur.
Problemi me tokat ne bregdet eshte i thjeshte. Kushdo qe ka marre toke aty, ne nje menyre apo nje tjeter e ka grabitur. Bregdeti nuk ka patur pronare. Ata qe e kane marre token permes ligjit 7501 e kane patur ne perdorim dhe nuk u regjistrohej ne hipoteke, vetem ne rast se e shisnin tek njerez te fuqishem, te cilet kishin lidhjet e duhura ne qeveri dhe Kadaster per ta regjistruar pronen. Ndaj pronaret e rinj te bregdetit jane ose njerez qe e kane pervetesuar token duke patur mbeshtetjen e qeverise ose duke korruptuar zyrtaret lokale te Kadastres per regjistrimin e tyre.
Nen ze thuhet se nje prej shume drejtoreve te emeruar dhe larguar ne Kadastren e Vlores, shkoi ne ate detyre pikerisht per te regjistruar token para resortit te Carapulit ne emer te pronareve te rinj. Diten tjeter menjehere pasi firmosi regjistrimin, drejtori dha doreheqjen dhe u largua nga detyra. Por dyshimet jane se regjistrimi i prones ne hipoteke kishte mbeshtetjen e zyrtareve te larte te Kadastres ne Tirane.
Nje gje eshte e sigurte. Ne gjithe kete konflikt Edi Rama ka qene jashte. Sapo eshte vene ne dijeni, thuhet se ai ka paralajmeruar Artan Lamen te gjeje zgjidhje, ne te kundert pasojat mund te bien edhe mbi te.
Konflikti per token para resortit White Rocks eshte patatja e re e nxhete ne doren e Kadastres. Grābitja e tokave ne jug te vendit tashme po krijon konflikte mes grupeve te fuqishme dhe me influence brenda vete maxhorances. Kafshet kane dale nga kafazi dhe ceshtja e tokave ne bregdetin e Jugut me gjasa do te haje koka zyrtaresh, por edhe pronare te rreme, nje pjese e te cileve heret e vone do te duhet te pergjigjen ne prokurori per grabitjen me te madhe ne historine e Shqiperise, privatizimin e bregdetit.