Besimi ne zot, ndjenja sublime që buron së brendshmi; një marrëdhënie mes individit dhe fesë në të cilën ai beson, e si e tillë, askush prej nesh nuk duhet të udhëhiqet nga paragjykime që zhbëjnë atë që ne trumbetojmë aq shumë në vendin tone – tolerancën fetare. Në Shqipëri, mbase më të paragjykuarat janë ndjerë gratë e komunitetit mysliman që zgjedhin të mbulohen me petkun e besimit. Në dukje thjesht një shami, por që për to ka vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore dhe përmbushje që I bën ato të jenë në paqe me veten, njerëzit që I rrethojnë dhe mbi të gjitha, me krijuesin. Por sa I ka pranuar shoqëria shqiptare këto gra dhe vajza që praktikojnë fenë islame dhe zgjedhin të mbulohen? Historia na tregon që në periudha të ndryshme në vendin tonë feja dhe besimi janë ndeshur me masa të rrepta ndëshkueshmërie. Ne periudhën kur Shqipëria udhëhiqej nga Mbreti Zog, dhe gjatë qeverisjes së tij u miratua projektligji I cili ndalonte mbajtjen mbulesës tek gratë myslimane. Vendimi I qeverisë së asaj kohe ishte për të gjithë shtresat e shoqërisë, përfshire edhe nënpunësit e administratës. Kjo argumentohej me faktin se mbulesa ishte një shenjë prapambetje që nuk e lejon gruan të kryeje rolin e saj në politikë, shoqëri dhe familje. Ndërkohë që edhe gjatë periudhës së komunizmit politika fetare ishte ateiste. Përgjatë luftës nacional-çlirimtare 1939-1944 në të cilën luftuan e dhanë jetën mijëra të rinj e të reja, në mes tyre kanë ishin shumë klerike të lartë të të gjitha komuniteteve fetare myslimanë-sunit, bektashi, ortodoksë e katolikë. Në këto kushte shoqëria shqiptare për një kohë të gjatë kishte një jetë patriarkale, ku respekti ndaj vlerave tradicionale ishte në një nivel shumë të lartë. Kjo ndihmoi në ruajtjen e substancës kombëtare më vonë edhe atë fetare islame, e cila shekuj me radhë ishte kërcënuar. Në këtë mënyrë stereotipet e gabuara për islamin dhe rolin e gruas në islam, erdhën si rezultat i mendimeve të disa njerëzve se gruaja nuk ka nevojë të arsimohet dhe ajo detyrohet të mbulohet. Nuk mund të jetë e vërtetë ajo që thuhet se islami me urdhrin që të mbulohet gruaja atë e ka bërë krijesë të pavlerë, ia ka marrë të drejtën dhe lirinë e saj. Përkundrazi, feja islame me urdhrin për mbulim dëshiron ta mbrojë gruan, ta ngrejë vlerën e saj dhe të tregojë se ajo ka një personalitet që meriton respekt. Këtë do të dëshmojnë gjatë rrëfimit të tyre edhe dy gra myslimane të cilat janë besimtare praktikante, janë të mbuluara me petkun e besimit, por që kjo nuk I pengon ato të jenë familjare të përkushtuara dhe gra të arsimuara dhe në karrierë që I shërbejnë komunitetit e shoqërisë në fushat e tyre përkatëse. Njëra prej tyre është Albina Nanaj anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës për PDIU. Ajo tregon se si këtyre grave të suksesshme dëshira për tu mbuluar u ka ardhur si zgjedhje e brendshme, dhe jo si detyrim apo kërkesë e familjes. Ndërkohë Lindita është një tjetër grua në karrierë që krahas besimit dhe mbulesës që ajo mban është dhe një punonjëse administrate e përkushtuar në Bashkinë e Elbasanit. Ajo na rrefen, këtu në banësen e saj ne qytetin e vogël të Cërrikut se si ra në kontakt me besimin dhe si e pritën familjarët e saj vendimin për tu mbuluar, ndërsa nëna e saj e kuptonte që ajo të falej, por jo të mbulohej përgjithnjë, paçka se në fund nuk I ka mbetur tjetër veçse ta pranonte kete fakt. Mbulesa islame është kryesisht një shenjë modestie për arsyen e të mbrojturit të grave. Filozofia islame e mbulesës së gruas qëndron në atë se është më komode të jesh e sigurt dhe e distancuar nga vëmendja mashkullore, se sa e sulmuar. Ç’është e vërteta, Kurani në këtë mënyrë interesohet për ta mbrojtur sa me shume gruan dhe reputacionin e saj, sa që një burrë që guxon të akuzojë pa të drejtë një grua për mungese ndershmërie, do të dënohej rreptësisht. Por si perceptohet kjo në shoqërinë tonë dhe sa të paragjykuara ndihen këto zonja që mbulohen? Ja si e rrëfejnë Albina dhe Lindita historinë e tyre dhe qasjen që njerëzit kanë treguar ndaj tyre.
Afërsisht 40 shtete të botës shumicën e popullsisë e kanë myslimane dhe si pasojë, janë shembuj të shoqërive “myslimane”. Kjo natyrisht ka shkaktuar dhe një konfuzion të madh, pasi shtrohet pyetja: Cili, prej këtyre vendeve, përfaqëson më së shumti dhe besnikërisht shoqërinë e vërtetë islame dhe besimin islam? Ne vendet Arabe si Emiratet e Bashkuara, Kuvajt, Qatar, e mbi të gjitha në Arabinë Saudite, vajzat janë të detyruara nga shoqëria dhe familja te mbulohen, edhe kundër dëshirës së tyre. Por sapo atyre u jepet mundësia të udhëtojnë drejt vendeve perëndimore, madje që sa hipin ne avion, shumica prej tyre e heqin menjëherë mbulesën, abajën dhe hijabin, duke treguar trendet më të fundit të modës së lartë, të zgjedhura sipas preferencave të tyre. Pjesa më e madhe e këtyre vajzave vijnë nga familje shumë të pasura, e megjithëse të detyruara të mbulohen me veshjen e zezë në vendet e tyre, ajo mbajnë bizhuteri të çmuara, syze dhe çanta unike, dhe poshtë abajave të zeza, veshje shumë të shtrenjta nga stilistet më të njohur ndërkombëtare.
Megjithatë shpeshherë në vendin tonë mund të mendohet që shamia është e imponuar nga bashkëshorti dhe familja. Kur shohim këto gra të mbuluara mund të mendojmë, që kjo nuk ka qenë një zgjedhje e lirë. Por jo,.. në rastin e Albinës e cila u mbulua ende pa u martuar, familja e saj ka dashur ta shohë pa petkun e besimit, të paktën ditën e dasmës, por zgjedhja e saj nuk ka lënë vend për kompromis.
Gratë e një familjeje të zgjeruar islame, të cilat ndjekin karrierën, nuk pësojnë asnjë ngarkesë të stërmundimit fizik dhe emocional e as nuk ndjehen fajtore për neglizhim të përgjegjësive amënore, bashkëshortore apo familjare. Në fakt, pa këtë familje të zgjeruar , është e pamundur të imagjinosh ndonjë zgjidhje të arsyeshme për problemet, me të cilat përballet tani shoqëria perëndimore. Jeta e grave myslimane që zgjedhin të mbulohen me petkun e besimit është e njëjtë me jetën e gjithsecilit prej nesh, arsimim, investim, dije dhe përmbushje të tyre, qofshin ato dhe në shijet e në kombinimin e veshjeve edhe pse brenda kuadrit të tyre. Ndërkohë qe Albina përpiqet të jetë disi më serioze dhe modeste në përzgjedhjen e shamive dhe veshjeve tipike te gruas myslimane, Lindita është disi më lozonjare në shije dhe me një sens të lartë kreativiteti në të kombinuarit e shamive me veshjet e saj dhe këtë e tregon më së miri dhe gardëroba e saj.
Mijëra gra myslimane dhe jo-myslimane nga e gjithë bota në datën 1 shkurt veshën mbulesën për të shënuar ditën e cila ndërkombëtarisht njihet si Dita Botërore e Mbulesës – Hixhabit. Ky aktivitet i organizuar për të tretin vit radhazi ka për qëllim të hedhë dritë mbi mbulesën Islame si një e drejtë themelore për gratë myslimane, si dhe thirrje proteste kundër islamofobisë dhe sulmeve antiislame anembanë botës. Një sensibilizim I tillë erdhi dhe në vendin tonë nga deputetja Esmeralda Shkjau, Floriana Garo dhe Adrola Dushi në qendrën tregtare TEG.
Feja është një sistem mendimi, ndjenje, dhe veprimi që ushtrohet dhe që iu jep anëtarëve të saj një synim përkushtimi; një normë sjellje nga e cila individët mund të gjykojnë pasojat vetjake dhe shoqërore të veprimeve të tyre dhe një model drejtues me të cilin individët mund të lidhen me grupin dhe gjithësinë e tyre. Sipas fesë islame mbulesa është një ajet kuranor që zoti i thotë profetit që thuaju grave besimtareve që të hedhin mbulesën në trupin e tyre, dhe dijetarët kanë nënkuptuar që mbulesa duhet të përshkojë gjithë trupin. Një hadit i profetit thotë që vajzave që kane arritur moshën e pubertetit nuk i lejohet të ekspozojnë tjetër, krahas duarve dhe fytyrës. Cka është e rëndësishme, eshte që kjo eshte një zgjedhje me vullnet të lirë dhe aspak e imponuar.
Emisioni "Jo vetë modë" nga Floriana Garo





