26 korrik 2015 – Në kohën e propagandës nga qeveria aktuale për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të gjithë pa përjashtim, djali i kryeministrit, Gregor Rama nuk e prish terezinë, parkon në mes të rrugës.
Fotot flasin vetë. Ato janë shkrepur dje paradite në një nga rrugët e bllokut në kryeqytet, të cilat i ka publikuar portali ‘Syri.net’.
Bie në sy fakti se kjo është makina e tretë që gjatë këtyre 6 muajve mediat kanë fotografuar djalin e kryeministrit Rama, raporton Syri.net.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





