Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Lavrio, 50 km në jug të Athinës, ku ish-bashkëshorti plagos gruan dhe bashkëjetuesin e saj.
Sipas informacioneve të para, autori një shtetas rumun 32 vjeç ka hyrë me një shkallë në banesën e viktimave dhe pasi theu dritaren, plagosi me thikë ish-gruan e tij 32 vjeçe dhe të dashurin e saj shtetas grek me origjinë shqiptare 33 vjeç i quajtur Klevis Tite.
Gruaja u godit me thikë në shpinë, ndërsa Klevis Tite ka marrë plagë në duar dhe zonën e organeve gjenitale dhe u dërgua në spitalin Asklipio. Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
E gjithë ngjarja ndodhi para dy fëmijëve të mitur të ish-bashkëshortëve, 1.5 dhe 2.5 vjeç të cilët u morën në gjendje shoku prej psikologëve.
Mësohet se gruaja kishte denoncuar të paktën 5 herë autorin për akte dhune dhe kërcënime, madje asaj i ishte vendosur në telefon edhe “panic buto”, një sistem që lajmëron online forcat e rendit sa herë personi që e disponon rrezikohet prej personit që ka denoncuar.
Por duket se autori ka qenë i vendosur për t’i ekzekutuar viktimat të cilët fatmirësisht janë ende gjallë, pasi në momentin e ngjarjes, një banor që po parkonte automjetin e tij jashtë banesës ndërhyri për t’i shpëtuar dhe njoftoi edhe policinë e cila mbërriti brenda 2 minutave më vendngjarje.
Autori u arrestua dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.





