Nga Greqia janë nisur 20 mijë vaksina AstraZeneca kundër COVID-19, dhuratë nga shteti grek e paraljmëruar më herët.

Pak ditë më parë zëdhënësja e qeverisë greke, Aristotelia Peloni deklaroi se Greqia do i dhuronte Shqipërisë 20 mijë doza të vaksinës siç po bëjnë vendet e BE me fqinjët e tyre.

Po ashtu është njoftuar se Greqia gjithashtu do të ndihmojë me vaksina edhe me Maqedoninë e Veriut.