15 shtator 2015 – Në ditën e parë të shkollës nuk munguan urimet për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor dhe nga Grida Duma.

Janë ta pakta fotot e djalit të Gridës që qarkullojnë në internet, por dje ish-kandidatja për Bashkinë e Durrësit ka postuar një foto me të birin në faqen e saj në Facebook, për t’i uruar suksese dhe sigurisht për të dhënë dhe një mesazh për të gjithë të vegjlit që ndoshta në këtë moshë nuk ia dinë ende vlerën shkollës.

“Sot im bir ishte pak i mërzitur sepse iu desh të zgjohet më herët për të shkuar në shkollë. I thashë: mos u mërzit kurrë për atë që do të rregullojë të gjithë jetën tënde. Asgjë nuk e zëvendëson dot shkollën; edhe nëse kushtet nuk janë gjithmonë ato që duhet të kishim krijuar për fëmijët tanë, ajo mbetet e pazëvendësueshme.

Pavarësisht gjithçkaje, Shqipëria ka dhe do të ketë mësues që edukojnë mendimin.

“Mendja”, shkruan Plutarku, “nuk është një enë që duhet mbushur, është një zjarr që duhet ndezur”. Im bir e ndan sot këtë të vërtetë me veten, me fëmijët e tjerë, me mësuesit e tij.

Me gjithë zemër – një vit të mbarë shkollor!” 

/S.L. portali DurresLajm/