Në tre shtete të ndryshme europiane, Lituani, Çeki dhe Irlandë janë shënuar raste të shpërthimit të gripit të shpendëve janë raportuar.

Në Lituani virusi H5N8 është zbuluar te mjellmat, në pjesët qendrore të vendit, raportoi “Russia Today”.

Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) raportoi të hënën detajet e këtij shpërthimi të papritur pasi shërbimet veterinare të Lituanisë publikuan një raport. Gjashtë mjellmat e infektuara u gjetën të ngordhura në lumin Kaunas. Raporti thotë se kjo është hera e parë që ky grip shfaqet në vend.

Virusi i përcaktuar është i njëjtë me atë të përhapur në Afrikë, Europë dhe Lindje të Mesme përgjatë viteve të fundit. Ky lloj virusi e goditi Europën në tetor 2016 duke sjellë ngordhjen e milionë shpendëve.

Sipas OIE-së, virusi është zbuluar po ashtu edhe në Republikën Çeke, në dy rosa të egra. Po ashtu, autoritetet nga Irlanda kanë konfirmuar se kanë zbuluar virusin vdekjeprurës në 11 raste.