Sot në Tiranë, pranë Unazës së Re, një skenë vërtetë interesante është filmuar në një ambient të hapur. Në ballkonin e një apartamenti, publikisht i shikueshëm nga të gjithë komshinjtë, një grua “ia ka mbledhur 8 me 2” burrit të saj, nëse do të shpreheshim kështu me humor.

Nga pamjet shikohet sesi gruaja rri ulur këmbë për mbi këmbë dhe tymos e qetë një cigare, ndërsa burri i saj pastron me fshesë në dorë. Përtej pamjes që disa mund ta quajnë si shfrytëzim nga ana e gruas ndaj burrit, në të vërtetë këtij burri bravo i qoftë që po ndihmon gruan e tij në përballimin e punëve të shtëpisë. Në fakt, kështu duhet të jenë të gjithë burrat.