Grushtet mes Mané dhe Sané hapin një kapitull të ri. Pas goditjes që Mané i dha lojtarit gjerman, zbulohen arsyet pse senegalezi sulmoi shokun e skuadrës. Në fillim, ishte Sané ai që iu drejtua Mané në mënyrë të keqe, duke e ofenduar nga ngjyra e lëkurës.Sulmuesi senegalez nuk është thirrur për ndeshjen ndaj Hoffenheim-it dhe përveç kësaj, do të marrë një gjobë financiare për goditjen me grusht shokun e tij. Nga Sky Sports u përmend edhe mundësia e largimit të lojtarit si lojtar i lirë, një opsion që duket se ka rënë poshtë.

Leroy Sané e ka kuptuar shpejt se komentet e tij ishin të rënda dhe i ka kërkuar falje Mane, por ky i fundit nuk e ka gëlltitur dot, edhe për faktin se ai dy herë nuk i pasoi.Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha, teksa në Senegal janë të irrituar me fjalët ofenduese të Sane, ndërsa japin gjithë mbështetjen e tyre për Mane, që nga presidenti i vendit dhe deri tek ai i federatës. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Mane do të jetë në ndeshjen e kthimit të mërkurën kundër Manchester Cityt.