Manchester City nuk po kalon një periudhë të mirë, teksa në ndeshjet e fundit ka marrë disa rezultate negative radhazi. Kampionët e Anglisë do synojnë kthesën, në takimin e kampionatit ndaj Liverpool. Trajneri i City, Pep Guardiola, në konferencë pë shtyp u shpreh i bindur se skuadra do rikthehet në “shinat e duhura”, herët apo vonë.

“Këtë situatë duhet që ta pranojmë! E di se çfarë duhet të bëjmë, ajo çfarë na nevojitet! Por tani unë duhet që të provoj veten! Pra, nuk ka justifikime! Rodri nuk është këtu! Çfarë të bëjmë atëherë? Të qajmë gjatë gjithë kohës se ai nuk është?

Edhe 4 mbrojtësit e qendrës nuk kanë qenë të disponueshëm për një kohë të gjatë. Duhet të gjej një zgjidhje, një rrugë për t’ia dalë! Unë po përpiqem çdo ditë! Por e di se do të kthehemi! E di këtë, por nuk e di se kur!”- tha Guardiola.