Ylli i Juventusit, Paolo Dibala ka rënë pre e një vjedhje në shtëpinë e tij në ku hajdutët kanë mundur të grabisin një koleksion të çmuar orësh dore.Argjentinasi gjatë momentit të grabitjes ndodhej në Rusi së bashku me pjesën tjetër të ekipit për sfidën që bardhezinjtë luajtën ndaj Zenitit në Champions. Hajdutët mesa duket e kanë ditur që shtëpia është bosh dhe kanë hyrë në vilën që ndodhet në zonën e Torinës duke arritur të grabisin vetëm një koleksion me orë.

Dikush i ka pikasur dhe ka thirrur menjëherë policinë, por grabitësit ia kanë dalë t’ia mbathin. Sipas ‘’Corriere Della Sera’’, Dibala ende po bën bilancin e gjërave të humbura, pasi për momentin mungon vetëm koleksioni i orëve, ndërsa në vijim mund të zbulohen detaje të tjera.Ylli argjentinas aktualisht është i dëmtuar dhe prej 4 ndeshjesh i mungon Alegrit, por kishte vendosur të udhëtonte së bashku me ekipin drejt Rusisë për t’i mbështetur moralisht.