Shumë prej nesh duhet të mendohen mirë herë tjetër, para se të lënë lekët në tavolinë kur çohen nga lokali, në vend që t’ia japin kamerierit në dorë.

Teksa po largohej nga një lokal në Durrës, një i ri ka parë lekët e lëna në një tavolinë dhe duke përfituar nga fakti që kamerieri nuk ishte i pranishëm, i merr lekët me shpejtësi. Madje disa i bien në tokë, por hajduti nuk kishte ndërmend që t’i linte aty dhe i mbledh sërish.

Kamerieri pasi është habitur kur ka parë që në tavolinë nuk kishte lekë, hap kamerat e sheh çfarë ka ndodhur. Atij i duket mjaft qesharake, saqë e merr me sportivitet dhe qesh me veprimin e ulët të këtij djali.