TIRANE, 28 prill 2013– Ministria e Drejtësisë parashikon që gjatë muajit maj të merret me Reformën e Burgjeve Private.

Këtë plan pune e ka publikuar ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në profilin e tij në Facebook, ku sqaron se “ky është një hap për plotësimin e Paketës Penale kundër krimit.”

Ai shton: “E treguam qartë qëndrimin tonë për të dënuar kriminelët duke ashpërsuar maksimalisht dënimet për ta, por në të njëjtën kohë duhet të investohemi për rehabilitimin e tyre.

Paketa Penale dhe Reforma e Burgjeve bashkëlidhen për të luftuar me vendosmëri kriminalitetin,”