Një gjest i bukur ka ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ditën e sotme.

Disa pasagjerë shqiptarë nga Mali i Zi, kanë harruar në aeroport një çantë me 40.000 dollarë brenda. Pasi kanë mbërritur në Tuz, kanë vënë re që çantën nuk e kishin me vete.

Megjithatë, ata kanë arritur ta marrin, pasi personeli i aeroportit ishte kujdesur që askush të mos e merrte, duke ua rikthyer pronarëve.

Ky është një gjest njerëzor dhe dëshmi se Shqiptari është i Besës dhe burrërisë, me zemër të bardhë dhe bujar. Çanta u muar nga i Zoti. Falenderojmë nga zemra të gjithë personelin e aeroportit ‘Nënë Tereza’ Tiranë!,”-shkruan shqiptari nga Tuzi.