Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar implementimin e fazës së dytë të hartës së re gjyqësore.

Në një dalje për mediat, Meta u shpreh se kjo po shkatërron aksesin e qytetarëve në drejtësi, shton zvarritjet dhe rrit kostot për t’i lënë ata pa drejtësi.

Meta: Nga sot dhjetëra mijërave qytetarëve do t’u hiqet mundësia për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe prokurori. Nga sot për fat të keq dhe Gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen në Lushnjë, në qytetin e Kongresit, në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Mat, Tropojë, Përmet etj. Ramaforma në drejtësi në kundërshtim të plotë me të gjitha ndryshimet e bëra para 7 vitesh po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë dhe po u rrit kostot që t’i lërë ata pa drejtësi. Kjo hartë e re gjyqësore është një anti-reformë. Nuk merr parasysh largësinë e qytetarëve nga gjykatat dhe mundësitë e kufizuara të transportit. Më 14 maj qyt e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër Ramaformës e cila po ua bën drejtësinë edhe më të pamundur, dhe më të paarritshme dhe më të shtrenjtë, në mënyrë që t’i lërë pa drejtësi.