Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është takuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih me disa nga hmologët e tij ndërkombëtarë.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi, Mariya Gabriel, Donika Gërvalla-Schëarz, Ian Borg, Grlic Radman, Ilia Darchiashvili, Mihai Popșoi, Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns”, shkruan Hasani.

Më tej, ministri Hasani shkruan se në këto takime është diskutuar axhenda dypalëshe, në fokus të të cilës ka qenë përshpejtimi i procesit të integrimit everopian të Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu për përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.

“Diskutuam axhendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”, shkruan ministri Hasani.