KORCË – Prokuroria e qytetit juglindor po heton aktivitetin e 3 pedagogëve pasi dyshon se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë marrë ryshfete. 

Nga të dhënat e para mësohet se nën hetim janë vënë Gjergji Capollari, pedagog tek Universiteti Bujqësor, Lorenc Konomi, pedagog tek Mësuesia si dhe Rezarta Hoxhallari, pedagoge tek Fakulteti i Edukimit. 
Organi i akuzës ka nisur hetimet që në muajin shtator, por detajet janë bërë të ditur vetëm ditën e sotme. 

Nga provat e mbledhura dyshohet se tek pedagogët ndërhynin 4 sekserë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Mes tyre dhe një student nga Pogradeci.

Sipas prokurorisë, pedagogët merrnin 15 mijë lekë të reja në këmbim të një provimi.