MIRDITE-Hidhet në erë rezervuari i sapondërtuar i ujësjellësit në Komunën Kaçinar të rrethit Mirditë. Ngjarja është shënuar gjatë natës.
Kryetari i Komunës së Kaçinarit, Petrit Bardhi bëri të ditur për News24 se shkak dyshohet një konlikt pronësie.
I njëjti burim saktësoi se rezervuari i ujësjellësit ishte ndërtuar i ri dhe ka përfunduar prej 7 ditësh.
Si rrjedhojë e shpërthimit kanë mbetur pa ujë të pijshëm banorët e disa fshatrave të kësaj komune.
Ngjarja është duke u hetuar për të zbuluar kush janë autorët e shpërthimit.