Hidraulika Bujqësore-Varianti Dispensë është botuar në vitin 2022 me autor Sedi Çaushi. Kjo lëndë është pjesë e kurrikulës që studiohet nga studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, në degët: Agromjedis dhe Bujqësi, Mbrojtje Bimësh, Inxhinieri Agrare dhe në degën Hortikulturë. Çfarë rëndësie ka kjo lëndë për studentët dhe ku gjen zbatim, në cilën sferë të bujqësisë dhe çfarë duhet të dinë fermerët më shumë në lidhje me të. Gjithashtu, ai është bashkëautor edhe në dy module: Ushtrimet e Analizës Matematike 1 si dhe një cikli leksionesh në modulin: Topografi dhe Sistemet e Ujitjes në Kopshte dhe Parqe.
Hidraulika bujqësore:
Hidraulika Bujqësore përfshin aplikimet e teknologjisë dhe shkencës së hidraulikës në bujqësi. Ajo përdor parimet e mekanikës së lëngjeve për të gjeneruar, kontrolluar dhe transmetuar energji në sisteme bujqësore, duke përfshirë makinat bujqësore dhe pajisjet e ujitjes. Hidraulika në bujqësi mundëson përdorimin efikas të makinave dhe pajisjeve për të rritur produktivitetin dhe efikasitetin në fusha të tilla si kultivimi i tokës, mbjellja dhe vjelja e prodhimeve.
Hidraulika bujqësore ndihmon studentët në disa mënyra:
Menaxhimi i Ujit: Hidraulika Bujqësore ofron njohuri për menaxhimin efikas të ujit në bujqësi, duke përfshirë sistemet e ujitjes dhe dreneve, të cilat janë thelbësore për prodhimin e llojeve të ndryshme të kulturave. Teknologji Bujqësore: Studentët njihen me konceptet themelore të hidraulikës, duke përfshirë vetitë e lëngut, komponentët bazë dhe funksionimin e sistemit. Gjithashtu, mësojnë për teknologjitë hidraulike të përdorura në makinat bujqësore dhe pajisjet, duke përmirësuar efikasitetin dhe produktivitetin në fusha të ndryshme. Zbatimi Praktik: Nëpërmjet praktikave dhe projekteve, studentët mund të aplikojnë parimet hidraulike në situata reale, duke zhvilluar aftësi të nevojshme për karrierën e tyre në bujqësi.
Hidraulika Bujqësore ndihmon fermerët në disa mënyra:
Përmirësimi i Efikasitetit: Sistemet hidraulike mund të automatizojnë dhe optimizojnë proceset bujqësore, duke zvogëluar kohën dhe mundin e punës. Kjo mund të përfshijë sisteme për ujitje, mbjellje dhe korrje. Zvogëlimi i Kostove: Përdorimi efikas i ujit dhe energjisë mund të reduktojë kostot e operimit, duke i lejuar fermerëve të mbajnë një buxhet më të qëndrueshëm. Rritja e Produktivitetit: Teknologjitë hidraulike mund të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të tokës dhe në rritjen e rendimenteve të prodhimit bujqësor.

Moduli i Hidraulikës Bujqësore përbëhet nga këta kapituj:
-Karakteristikat Fizike të Ujit
-Bazat e Dinamikës Fluide
-Hidrostatika
-Hidrodinamika
-Hidrodinamika e Rrymave
-Lëngjet Real
-Rrjedhjet e Njëtrajtshme me Sipërfaqe të Lirë
-Rrjedhja nëpër Vrima dhe Hundëza
Sedi Çaushi është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Inxhinieri Hidroteknike në vitin 2015 dhe prej 7 vitesh ka kryer një sërë detyrash pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, si:
-Specialist inxhinier, sektori GIS
-Përgjegjës Sektori Bilanci i Ujit
-Koordinator GIS, SCADA dhe Teknik bilanci
-Pjesë e aksionit të Njësisë Taskë-Forcë kundër informalitetit
-Përgjegjës i Sektorit të Projektimit dhe Planifikimit Strategjik pranë UK Rajoni Durrës që nga themelimi i saj në 1 janar 2023.
Që nga viti 2015 i angazhuar si pedagog i ftuar në Universitetin Bujqësor Tiranë, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, ku ka mbuluar modulet:
-Përmirësimi ujor
-Hidraulika bujqësore
-Topografi
-Sistemet e ujitjes në kopshte dhe parqe
Që nga tetori i vitit 2023 i angazhuar në Universitetin “Aleksandër Mosiu” Durrës, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë ku mbulon modulet:
-Mekanika e fluideve
-Teknologji materiale
-Mekanika inxhinierike.
-Sistemet e kanalizimeve dhe praktikat mësimore
Prej afro një viti drejton Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a. Brenda pak muajsh ka sjellë një frymë të re menaxhimi dhe drejtimi në këtë Shoqëri. Në fund të vitit të kaluar, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës u vlerësua si “Shoqëria me performancën më të mirë” për vitin 2024. Ky vlerësim u dha nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime falë treguesve të arritur në komponentë të ndryshëm mbi të cilën bëhet analiza e vlerësimit të performancës dhe elementëve të tjerë. Shoqëria Rajonale UK Durrës ka përmirësuar ndjeshëm treguesit ekonomiko-financiarë, pasi me krijimin e Shoqërisë Rajonale dhe hyrjen në të të ujësjellësave që nuk ishin pjesë e Durrësit, si ai i Kavajës, Rrogozhinës dhe Krujës, erdhën shumë probleme të mbartura ndër vite që kërkonin zgjidhje të menjëhershme. Sedi Çaushi është një drejtues i ri me vizion që me pasion dhe përkushtim e ndan kohën më të madhe mes drejtimit të Shoqërisë dhe mësimdhënies në Universitet.