Më 7 mars 1914, princ Vidi (Wilhelm Friedrich Heinrich Prinz zu Wied) mbërriti në Durrës. Ndërkohë, në shkurt 1914, dërgata shqiptare e kryesuar nga Esat pashë Toptani u paraqit në pallatin e familjes Wied për t’i ofruar princit Wilhelm kurorën e Shqipërisë së posalindur.

Përmes një postimi në Facebook, Artan Lame shkruan se salloni dhe ambientet e tjera të kështjellës, ku më 21 shkurt 1914 pozonte dërgata shqiptare dhe familja Wied, janë përdorur edhe në filmin "The Grand Budapest Hotel", në vitin 2014. Në foton e parë, e bërë më 21 shqurt 1914, pozon dërgata shqiptare dhe familja Wied me në qendër princin dhe princeshën e ardhshme të shqiptareve në sallonin e hyrjes së kështjellës Wied, në Nenwied. Ndërkohë, në foton e dytë, i njëjti sallon sot, gjithnjë në pronësi të familjes Wied.

"Në Shqiperi nuk ka mbetur asnjë shenje e çdo gjëje, vendi a godine, që lidhen me atë kohë," – shkrun Lame.